Ngjarjet e 27 prillit, Veljanovski dhe Ristovski në bankën e të akuzuarve, distancohen nga rasti

Në bankën e të akuzuarve për ngjarjet 27 prillit që ndodhi në Kuvend fjalën hyëse e dhanë ish- kryepatlamentari Trajko Veljanovski, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski. Avokati mbrojtës Elenko Milanov tha se ka dhëshmi që të akuzuarit nuk kanë qenë organizator për hyrjen e protestuesve në Kuvend.

Trajko Veljanovski nuk deshi të deklarohet por në fjalën hyrëse tha se Prokuroria është e politizuar ndërsa ai ka bërë punën në Kuvend sipas Kushtetutës.

“Të drejtat e mia janë cenuar pasi dëshmitë e kerkuara nga PP nuk janë siguruar. Kjo prokurori është e politizuar”, deklaroi Trajko Veljanovski.

Edhe pse ishte e paralajmëruar se kryeministri Oliver Spasovski do të jep dëshmi kjo nuk ndodhi.

Avokati Milanov thotë se në mesazhet që i kanë dërguar të akuzuarit drejtë aktivistëve të partisë VMRO DPMNE nuk përmbajnë dëshmi se kanë organizuar dhe nxitur parregullsi në Kuvend

Spiro Ristovski tha se nuk ka kryer veprën që po akuzohet thotë se Prokuroria nuk është përgjigjur pasi avokati i tij ka kërkuar listën e dëshmitarëve.

“Nuk kam bërë asnjë plan dhe këtë do ta dëshmoj me dokumente se nuk kam organizuar protesta apo plan për të penguar punën në Kuvend”, tha Ristovski.