Ngjarje tragjike/Vëllai vr*et motrën 28-vjeçare për çështje nderi me plu*mb në kokë


Një refugjate siriane 28 vjeç është gjetur e vr*arë dje me një pl*umb në kokë brenda në banesën e saj në Belgjikë. Sipas informacioneve nga autoritet policore dyshohet se autorit i kri*mi të jetë njëri prej vëllezërve. Ahlam Yunan u v*ra nga i vëllai për çështje nderi njoftoi prokuroria belge. E reja, e cila punonte kameriere në kafe Liège, u gjet në banesën e saj më 3 janar me gjurmë mbytjeje rreth qafës duart e lidhura dhe një pl*umb në kokë.

Të hënën zyra e prokurorit konfirmoi raportet se një nga vëllezërit e saj më i madh se ajo, është “i dyshuari kryesor”.

“Autori është sirian, i lindur në 1984, refugjat në Suedi, i cili aktualisht është në kërkim”, thuhej në njoftim. “Tensionet midis vëllait dhe motrës ishin shumë të mëdha sepse ai nuk e mbështeste mënyrën se si ajo jetonte, mund të flitet për një kr*im nderi “tha Catherine Collion, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit të Liege.

Sipas mediave, Ahlam u rrit në një familje të madhe myslimane në Siri, anëtarët e së cilës tani janë shpërndarë midis Belgjikës, Suedisë dhe vendit të tyre të lu*ftës. Ndërsa motra e saj, Fandia, nuk kishte asnjë lajm prej ditësh nga Ahlami, ajo shkoi në shtëpinë ku gjeti trupin e pajetë të 28-vjeçares. Ajo u foli hetuesve për vëllain e dyshimtë, i cili kohët e fundit kishte “kër*cënuar” vik*timën, sipas gazetës L’Avenir.

Sipas Collion, ky vëlla që jeton në Suedi ka qenë në Belgjikë për gati tre muaj. Kri*mi i tij duhet të jetë kryer në 31 dhjetor ose 1 janar. Që atëherë, vëllai është “zhdukur” dhe ndaj tij po pret një urdhër arr*esti evropian, lëshuar nga hetuesi i ngarkuar me hetimin e “vr*asjes