Ngjarje e rëndë në Shkup, babai më shumë se një vit e ka përdhunuar vajzën e tij të mitur

Një 59 vjeçar nga Shkupi, dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij 14 vjeçare.
Rasti, sipas Prokurorisë, ka ndodhur nga periudha qershor 2023 deri në mesin e muajit gusht të këtij viti.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në shtëpinë familjare në Shkup.
I akuzuari e ka detyruar vajzën të ketë marrëdhënie seksuale me të, ndërsa në të njëjtën kohë kryente akte seksuale përballë saj.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.