Ngjarje e rëndë në SHBA: Polici shqiptar qëllohet me ar*më zjarri (FOTO)

Një polic shqiptar i identifikuar si Ervis Onuzi, i cili punon në Departamentin e Philadelfias në SHBA, është qëlluar me ar*më zjarri në bark e për pasojë ka përfunduar në spital. Sipas mediave të huaja, 28-vjeçari u pl*agos kur policia po shkëmbente zjarr me disa persona.
Oficerët gjetën dy gra, të moshës 42 dhe 57 vjeç, me pl*agë me ar*më zjarri në rrugët Arrott dhe Griscom, tha policia. Besohet se dy gratë u goditën nga plumbat si pasojë e shkëmbimit të zjarrit.

Nuk dihet ende arsyeja konkrete e ngjarjes së rëndë, ndërsa 28-vjeçari shqiptar, i cili prej 3 vitesh shërbente në SEPTA, ndodhet në Spitalin Universitar Temple nën kujdesin e mjekëve.
Policia tha më vonë se personi i ar*matosur, i cili nuk është identifikuar u gjet i vdekur brenda shtëpisë së tij me pl*agë të shkaktuar me ar*më zjarri të cilën sipas policisë e shkaktoi ai vetë, ndërsa një ar*më iu gjet pranë trupit të tij.