Ngjarje e rëndë në Serbi: Vret gruan, plagos të dashurën dhe vetëvritet

Një burrë në Krushevac mëngjesin e sotëm ka vrarë gruan e tij, ka plagosur të dashurën e tij dhe më pas është vetëvrarë, raportojnë mediat serbe.

Ai vrau veten kur u rrethua nga policët. Policia në Krushevac ende po heton në vendngjarje.

Burri u vetëvra në makinën e tij. Siç raportojnë mediat serbe, ka ndodhur në momentin kur policia e ka rrethuar për ta arrestuar.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga SPB Krushevac, gruaja e plagosur me lëndim në kokë është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Krushevac.

Policia po kryen këqyrjen në vendngjarje dhe po zbardhen rrethanat e këtyre tri ngjarjeve.