Ngjarje e rëndë në Përmet, 24-vjeçari mbyt nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet mbrëmjen e së shtunës, ku një 24-vjeçar ka mbytur nënën e tij. Sipas policisë, viktima është me iniciale Z.M. 65 vjeç. Ndërsa i dyshuari, me iniciale A.M. 24 vjeç, mendohet se e ka kryer aktin e rëndë në gjendje depresive. Pasi mbytën nënën, ai u arratis nga vendngjarja dhe u kap nga policia disa çaste më vonë.