Ngjarje e rëndë në Maqedoni, një 64-vjeçar vret fqinjin e tij dhe më pas vetëvritet

Një vrasje dhe vetëvrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Demir Kapis.

I tronditur dukshëm kryetari i Demir Kapisë, Llazar Petrov, ka konfirmuar për MIA-n se ka ndodhur një ngjarje e rëndë, por nuk ka mundur të japë detaje rreth rastit. Ai shprehu keqardhjen dhe pret që hetimi të tregojë se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Jozyrtarisht, një i moshuar mbi 64 vjeç ka qëlluar me armë zjarri fqinjin e tij 34-vjeç që banonte sipër tij në një pallat, Dyshohet se arsyeja ka qenë një debat i mëparshëm.Pa Censurë