Ngjarje e rëndë në Kumanovë- Nipat e mitur e thyejnë derën dhe e gjejnë gjyshin me lëndime në kokë


Më 25.10.2024, në orën 17:25, në SPB Kumanovë është raportuar nga Spitali i Përgjithshëm Kumanovë se tek ata është sjellë A.P. (70) nga Kumanova me lëndim në kokë. Oficerët e policisë së SPB Kumanovë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kryer inspektim, ndërsa kanë zhvilluar edhe një bisedë zyrtare me dy nipat e tij të mitur. Ata shpjeguan se, pasi gjyshi i tyre nuk ua kishte hapur derën, kishin dyshuar se diçka nuk ishte në rregull dhe e kishin hapur me forcë derën për të hyrë në shtëpi, ku e kishin gjetur gjyshin e tyre me lëndim në kokë. A.P. është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.