Ngjarje e rëndë në Kakavijë, ambulanca përplas për vde*kje një fëmijë. Dëshmitë: E vr*anë në sytë tanë, ishte me shpejtësi

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Kakavijë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se një ambulancë e cila po transportonte qytetarë të sëmurë ka përplasur një fëmijë.

Më tej bëhet me dije se përplasja për fëmijën ka qenë fatale pasi ky i fundit ka ndërruar jetë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bularat ndërkohë që femija është i moshës 14-vjeçare. Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia. 

Për këtë aksident kanë folur dhe qytetarët që e kanë parë të gjithë skenën. Sipas tyre ambuanca ka qenë me shpejtësi dhe bosh dhe ka shtypur djalin 14-vjeçar.

Ndërkohë situata në Kakavijë vijon e rëndohet pasi radha e makianve vetëm shtohet. Nuk dihet ende sa do zgjasë kjo situatë pasi pala greke sot punon me staf të reduktuar për shkak të festës së “Shën Mërisë”.