Me 26.11.2018 në ora 08.33 nga Ndihma e shpejtë është lajmëruar se në rrugën “Londra” në Shkup nga një objekt në ndërtim, i punësuari Sh.B.(52) nga Shkupi i cili ka punuar në firmën zbatues i punëve, ka rënë dhe ka vdekur në vendngjarje, transmeton Almakos.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dërguar në obduksion. Po punohet për zbardhjen e rastit.