Ngjarje e rëndë/ Babai godet me mjete të forta vajzën, djali dhunon të atin për të mbrojtur motrën

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në një familje në Zall Lusen të Kukësit, ku babai, vajza dhe djali janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta.

Babai i familjes, 56-vjeçari E.P., ka ushtruar dhunë ndaj vajzës, duke e goditur atë me sende të forta për shkaqe të dobëta, deri në ndërhyrjen e djalit 17-vjeçar.
Ky i fundit për të mbrojtur motrën e tij 19-vjeçare, ka goditur babain e tij me sende të forta.

Policia është njoftuar për konfliktin brenda familjes në Lusen dhe ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe gjatë kontrollit në banesë u gjet një armë zjarri automatik dhe një karikator me 30 fishekë.
56-vjeçari u arrestua nga policia për dhunën dhe mbajtjen e armëve pa leje, ndërsa djali 17-vjeçar u shpall në kërkim për shkak të dhunës që ushtroi ndaj babit të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme