Ngjarja e rëndë në Prizren – kështu dyshohet se nisi konflikti mes kuksianëve e “Kobrës”

Një ngjarje e rëndë po dyshohet se ka ndodhur mbrëmë në Prizren, më saktësisht në lokalin “Kobra City”, shkruan Insajderi.

Sipas mediave shqiptare konflikti nisi për motive të dobëta në një lokal, ku tre të rinjtë nga Kukësi janë konfliktuar me një shqiptar të Kosovës me grushte dhe sende te forta. Pasi janë konfliktuar, ata janë nisur drejt Kukësit me një mjet që drejtohej nga Arben Basha.

Policia dyshon se drejt tyre ka qëlluar pronari i lokalit të natës teksa ata po largoheshin me automjet në drejtim të Kukësit.

Mësohet se tre të rinjtë nga Kukësi nuk kanë patur armë me vete dhe nuk ka patur përplasje me armë.

Dy të rinjtë nga Kukësi akuzojnë Dibran Hoxhajn si autor të ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.