Ngadalë po tejkalohet problemi me mos- pasjen e targave për makinat

Nga e hëna pritet të filloj furnizimi i targave për automobilat. Këtë e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. MPB-ja ka lidhur kontratë kornizë me kompaninë “Kvantum” nga Shkupi e cila zyrtarisht do t’i përgatis targat. Deri në përzgjedhjen e kompanisë, nga Ministria e Brendshme thanë se i kanë pritur ankesat e kompanive të tjera, që kanë qenë në garë për përpunimin e targave.

Me Marrëveshjen e nënshkruar zgjidhet ndërprerja e lëshimit të targave, përkatësisht në periudhën në vijim, do të ketë dërgesa të vazhdueshme të të gjitha llojeve të formularëve të targave për të cilat do të bëhen kontrata individuale. Me këtë, presim normalizimin e plotë të situatës për lëshimin e targave në periudhën vijuese – tha Suzana Pranjiq Talevska, Kryeshefe e njësisë për informacione me karakter publik pranë Ministrisë së Brendshme.

Megjithatë, targat nuk do të arrijnë menjëherë tek përdoruesit e fundit. Dhe në këtë moment nëse regjistroni një automjet që nuk ka targa nuk do të mund t’i merrni ato. Mediat u përpoqën të kontaktojnë disa stacione për kontroll teknik, por për shkak të fundjavës së zgjatur, askush nuk na dha përgjigje se sa kohë duhet për të pritur targat. Problemi me targat në vend u shfaq pas përfundimit të kontratës së furnizimit me kompaninë që i bënte deri më. Deri në zgjedhjen e kompanisë aktuale qytetarët me muaj janë pa targa për automjetet e tyre të reja. Problemi më i madh është në Shkup dhe Manastir ndërsa nga java e ardhshme duhet të fillojë zgjidhja.