Ngacmoi sek*sualisht motrën e tij, arrestohet 19 vjeçari nga Kavadari


Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ka lëshuar urdhëresë për kryerjen e procedurës hetimore kundër 19-vjeçarit, banor në fshatin Drenovë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale – sulmim gjinor ndaj një fëmije që nuk ka mbushur 14 vjeç.

I dyshuari ka shfrytëzuar një moment teksa ka qenë vetëm në shtëpi me motrën e tij 11-vjeçare, ndaj saj ka kryer akte të tjera seksuale.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Kavadar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjyqtari e pranoi propozimin dhe me vendim të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.