Nga viti i ardhshëm dalin pasaportat dhe letërnjoftimet me emrin e ri kushtetues


Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pret që nga viti i ardhshëm të fillojë dhënia e pasaportave me emrin e ri kushtetues.

“Komiteti drejtues në MPB vazhdimisht punon në zbatimin e projektit dhe pres që shumë shpejt të kemi datë përfundimtare prej kur do të dalin pasaportat e reja”, tha Spasovski.

Spasovski shpreson se gjatë vitit 2021 do të fillojë zbatimi i këtij projekti dhe se deri atëherë vlejnë dokumentet me emrin e vjetër kushtetues, respektivisht me emrin Republika e Maqedonisë.

Ndryshe, si pasojë e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, Maqedonia ndryshoi emrin e saj në Maqedonia e Veriut dhe me këtë i hapi dyrt për anëtarësim në NATO dhe BE.