Nga vetëvrasja në qeli e apeli për ndihmë i dy prindërve të të burgosurit, tek dhuna barbare e ish-burrit ndaj gruas nga Vlora, tre historitë që i bashkon dhimbja në këtë ditë Pashke

Nga vetëvrasja në qeli e apeli për ndihmë i dy prindërve të të burgosurit, tek dhuna barbare e ish-burrit ndaj gruas nga Vlora, tre historitë që i bashkon dhimbja në këtë ditë PashkëNë këtë ditë të shënuar për besimtarët e krishterë, Pashkët, emisioni me “Zemër të Hapur” ka trajtuar tre histori të ndryshme njerëzore, të cilat i bashkon diçka; dhimbja. Historia e parë që është rikthyer sërish në vëmendje të emisionit ka qenë ajo e të burgosurit në burgun e Shenkollit, Fatmir Ndoj, i cili qëndronte në burg, edhe pse me probleme me zemrën, në një kohë kur jeta i rrezikohej për shkak të COVID-19. Të pranishëm përmes skype në studion e emisionit të gazetares Ervis Ahmeti ishin prindërit e tij, të cilët pohuan se tashmë qëndrojnë brenda në shtëpi, pa asnjë shpresë e pa ndihma.

Në lidhje me këtë histori reagoi Marte Kola, përfaqësuese e shërbimit social ne Bashkinë Mirditë u shprehë se institucioni në fjalë do të jepte mbështetje për këtë familje. Kola pohoi se pas kontaktit me Njësinë Administrative, kjo e fundit iu përgjigj pozitivisht kërkesës, duke i ardhur në ndihmë dy prindërve të moshuar të të burgosurit.

“Menjëherë pas kontaktit që patëm si bashki me emisionin tuaj, këtu vlen edhe të falenderoj juve për bashkëpunimin që bëni në lidhje me këto familje. Ne menjëherë kontaktuam me Njësinë Administrative që ata janë banorë aty dhe ata menjëherë ju erdhën në ndihmë. Do të jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe këtu vlen të them se fal jush ne si Bashki kemi arritur të ndihmojmë edhe familjen Filopati, në të cilën humbën jetën dy fëmijët e kësaj familje. Ne kemi ndihmuar për marrjen e kujdestarisë së fëmijëve dhe tashmë është e zgjidhur, fëmijët i kanë kaluar në kujdestari dajës së tyre.”, pohoi Marte Kola.

Në këtë ditë Pashkësh, emisioni me “Zemër të Hapur” ka trajtuar po ashtu, historinë tragjike të vetëvarjes në burgun 313 të të ndjerit Bilbil Hasani. Ishte pikërisht i vëllai i të ndjerit që pohoi se Bilbili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ishte data 27 shkurt kur Rajmondi u shprehë në studio se drejtësia duhet të shkojë në vend. Reagimi i 19 shoqatave të shoqërisë civile pas trajtimit të rastit të shtetasit Bilbil Hasani, të cilat i kërkojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe Prokurorit te Përgjithshëm të nisin verifikimin ndaj gjyqtarëve dhe prokuroreve për praktiken e masës së sigurimit ndaj të ndjerit.

“Jeta e vëllait është e pakthyeshme. Dikush e kishte vëlla, dikush djalë, dikush bashkëshort. Ju falënderoj për ndihmën që na keni dhënë. Sa here që dëgjojë ndonjë të dhënë të re në lidhje me rastin e vdekjes së vëllait tim, ndihem i lehtësuar. Na vjen mire që u zbardhë një pjesë e misterit të vetëvrasjes së Bilbilit, sepse ka edhe shumë mistere të tjera të pa zbardhura. Jam i lumtur për të gjithë ju që më keni ndihmuar. Drejtësia duhet të bëjë punën e vet, do të jem sërish në lidhje me ju dhe do të kërkojë bashkëpunimin tuaj.”, tha Rajmond Hasani, vëllai i të ndjerit.

Për të mbyllur këtë cikël të sotëm, pjesë e emisionit ishte dhe historia tragjike e një gruaje nga Vlora, e cila kishte përjtuar prej vitesh dhunë barbare nga burri i saj. Donika Lalaj, ishte rrahur e dhunuar nga ai që sot është ish-burrë. Pavarësisht plagëve në trup dhe shpirt, Donika vuan dhe nga probleme shëndetësore. Ajo theksoi se falë ndërhyrjes së deputetit Vullnet Sina dhe bashkisë së Vlorës, bëri një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks, ndërsa apelon për ndihmë pasi kërkon mjekim të vazhdueshëm.

“Gjendja e vajzave është e mire, ndërsa imja është keq. Falenderoj Bashkinë e Vlorës dhe deputetin Vullnet Sina që më ndihmuan. Bëra një ndërhyrje në gjoks, në date 22 mars, shkova në spital dhe aty ndihma mu dha falas pasi unë nuk përballoj dot asgjë. Situata ime shëndetësore është e rënduar pasi kjo ndërhyrje që unë bëra ka nevojë për mjekim të vazhdueshëm. U operova në mënyrë urgjente sepse rrezikohej jeta, është një ndërhyrje e menjëhershme. Në spital shkojë mjekoj plagën një ditë po një ditë jo! Nuk ja dal dot duhet 100 mijë lekë të vjetra për mjekimin e dytë, por unë nuk kam kushtet dhe nuk mundem sepse nuk po punoj nuk kam mundësi të punojë.”, tha mes dëshpërimit nëna e dy vajzave. Ndërkohë, Teuta Mecerrapaj, pronarja e banesës ku qëndron Donika me qira, bashkë me vajzat e saj tha se e ka ndihmuar disa herë nënën.

“E kam ndihmuar vazhdimisht dhe do të vazhdojë ta ndihmojë. Kam informacion se edhe është operuar ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe për këtë më vjen shumë keq, ka dhe dy fëmijë të vegjël që kanë nevojë për ndihmë.”, tha Teuta Mecerrapaj.

Në lidhje me rastin ka reaguar dhe Irena Stasa, përfaqësuese e Shërbimit Social në Bashkinë e Vlorës tha se nënës së dy fëmijëve do i vihet në dispozicion bonusi i qirasë. “Ju falenderojmë si emision sepse po bëni një punë të mrekullueshme. E njohim rastin në fjalë. Donika është trajtuar edhe me ndihmën ekonomike nga bashkia dhe do vazhdojë të jetë nën vëzhgimin tone. Drejtoria e Strehimit në bashki do të bëjë punën e vet dhe do të ketë edhe bashkëpunimin tim. Do ta ndihmojë Donikën dhe do t’i vë në dispozicion një vërtetim, do ta ndihmojmë edhe me bonusin e qerasë. Do të kontaktojmë edhe me zonjën që I ka lejuar të qëndrojë në banesë për ta shtytur edhe disa ditë pagesën për shkak edhe të situatës në të cilën ndodhemi. Sapo t’i kthehemi realitetit do të jemi në ndihmë të Donikës.”, pohoi Irena Stasa.
(BalkanWeb)