Pasdite në Tiranë nga Franca, Luksemburgu dhe Gjermania janë kthyer 104 shtetas shqiptarë, për shkak të shkeljes së rregullave për qëndrim në Zonën e Shengenit ose u është refuzuar kërkesa për azil.
Me fluturim çarter nga Franca kanë kthyer 48 shtetas shqiptarë, prej tyre 43 nga Franca dhe pesë nga Belgjika, derisa me fluturim çarter nga Gjermania edhe 56 persona.
“Qytetarët shqiptarë janë kthyer në suaza të operacioneve të përbashkëta të policisë kufitare shqiptare, në bashkëpunim me Fronteksin dhe vendeve të BE-së, për riatdhesim të gjithë atyre qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat për qëndrim në Zonën e Shengenit, ndërsa të një pjese prej tyre u është refuzuar kërkesa për azil”, bëri të ditur policia.
Përveç procedurës standarde që e zbatojnë pjesëtarët e policisë kufitare, është kryer edhe kontroll përkatës që është në suaza të masave për parandalim të përhapjes së koronavirusit.
Konform urdhrit nr. 641, të ministrit të Brendshëm, lëshuar në dhjetor të vitit të kaluar, nuk lejohet më të udhëtojnë në vendet e BE-së, për tre vjet, që prej datës së kthimit deportiv.
Policia e përsërit apelin për të gjithë ata qytetarë të cilët kanë për qëllim të udhëtojnë në Zonën e Shengenit për të kërkuar azil të mos bëjnë përpjekje të kota, sepse nuk kanë kurrfarë gjasash për atë sepse Shqipëria konsiderohet vend i sigurtë.