Nga tradhtia në martesë e deri te vdekja e ish-burrit politikan, dramat në jetën e Monika Lubonjës para hyrjes në “BBVIP”

Monika Lubonja ishte lojtarja që hyri si “zonja e shtëpisë”, e cila e ka mendjen kryesisht te higjiena, por që me kalimin e javëve rezultoi se është një stratege e vërtetë në “”.

Aktorja që në prill do të festojë 54-vjetorin, është një ndër pretendentët që synojnë finalen e BBV, mes emrave të tjerë të përfolur që janë: Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Arjola Demiri, Beniada Nishani, si edhe Einxhel Shkira.

Sa i përket situatës së saj aktuale, këtë javë, një lojë e papritur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ka çuar menjëherë në nominim Monikën. Banorët zgjodhën një listë emrash në kategorinë e surprizës, pa e ditur se një prej tyre do të shkonte në nominim. Kështu banorit inteligjent, Einxhelit, i është dashur të zgjedhë mes Arjolës, Monikës dhe Beniadës se kë do të çojë në nominim dhe ajo ka zgjedhur Monikën, duke e vënë në nominim për javën e ardhshme.

Monika me profesion aktore e teatrit, në film ka interpretuar disa role duke filluar nga viti 1992 dhe role jo pak të guximshëm për kohën siç ishte ai tek “Përdhunuesit”. Nëna e një vajzë të vetme nga martesa që përfundoi me divorc, Monika, duke e konsideruar veten një “rebele e pandreqshme”, vendosi të bëhet pjesë e “Big Brother VIP” pa bekimin e nënës dhe vajzës së saj, Teas.

Brenda shtëpisë ajo foli për herë të parë për jetën private me Kledi Hysën, të cilit i tha se pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga divorci, nuk do ta refuzonte një mundësi tjetër për të krijuar një marrëdhënie me dikë. Ajo shtoi se ato që ka kaluar në jetë, e kanë ndihmuar të bëhet shumë më e kujdesshme me zgjedhjet e saj.

Monika Lubonja 7
“Jam single, e qetë, ideja vetëm për punë. E kam bërë dikur një zgjedhje dhe s’kam për të bërë më zgjedhje. S’më ka ardhur një shans tjetër, se po të më kishte ardhur… Nuk ka ardhur ndonjë rast i mirë që unë ta finalizoj. Se duke pasur një herë një dramë në jetën tënde, je më e përgjegjshme për zgjedhjen e dytë. Edhe për veten time, sepse mamin do ta qetësoja shumë se babi iku me mendimin ‘ku do të të lë moj vajzë, iku me kokën mbrapa’. Mami vazhdon, se nëna kërkon ta sistemojë vajzën, megjithëse unë jam madhore tani, por ngelet nënë dhe unë ngelem vajza e saj. Por si duket nuk ka ardhur ai momenti. Doja të bëja tre fëmijë, kisha shumë dëshirë që Tean të mos e lija vetëm”, rrëfeu Lubonja.

Ajo ka treguar më parë se ngeli shtatzënë me Tean kur ishte duke ndjekur studimet dhe donte ta abortonte vajzën, por ishte ish-bashkëshorti ai që e ndaloi. Ndër të tjera Monika zbuloi se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar. Gjatë kohës që po bisedonte me Donaldin, Semin dhe me Sheilën, këngëtarja nisi të tregonte edhe disa detaje për jetën private. Aktorja tha se beson që mund të dashurohet sërish, por u shpreh e bindur se nuk mund ta dojë aq fort partnerin e ri sa ish-bashkëshortin.

“Nuk ka rëndësi, një herë, por kam qenë e pjekur. Mendoj se nuk ka për të më ndodhur që të dashurohem sërish aq fort. Unë nuk them që nuk do të dashurohem sërish, por po them që nuk do ta dua aq fort. Prandaj thashë që për dikë që e do fort, edhe fal. Prandaj këmbëngula se e kisha eksperiencë. Prapë them që s’i dihet asnjëherë”, rrëfeu Monika.

Ndërkohë, gjatë qëndrimit në shtëpinë e izoluar, ajo krijoi një histori imagjinare me pilotin që çon mesazhe me parashutë për banorët, duke fantazuar për të. Produksioni ia solli surprizë “pilotin e zemrës” Arbër Xhaja, por që takimi nuk rezultoi aq emocionues edhe për faktin se piloti është i martuar dhe ka një familje. Gjithsesi nga e gjithë kjo fantazi, përfitoi një këngë nga Elgit Doda, me titull “Piloti i zemrës sime”.