Nga të vd*ekurit nga COVID 19, 82 për qind kanë pasur sëm*undje kronike

Në periudhën prej 29 qershorit deri më 5 korrik janë regjistruar 46 raste të vd*ekjes nga Kovid-19 që është 11 për qind më pak se javën e kaluar. Numri më i madh i rasteve janë persona të moshës mbi 60 vjeç (67,4 për qind). Tek 38 raste të v*dekjes (82,6 për qind) janë regjistruar komorbiditete paraprake.

Kjo potencohet në raportin e Institutit për Shëndet Publik për periudhën e dhënë në të cilën qëndron se nga rastet në këtë periudhë të cilat hetohen në aspektin epidemiologjik, janë ho*spitalizuar 113 persona apo 13.4 për qind, që paraqet ulje për katër për qind lidhur me javën e kaluar të njoftimit ndërsa tek 205 persona apo tek 25 për qind është regjistrua prania e komorbiditeteve.