Nga të infektuarit me Kovid-19 përqindja më e madhe janë mbi 60 vjet, rritje të vogël ka te personat prej 30 deri 39 vjet dhe prej 20 deri 29 vjet

Nga 917 rastet e infektuara me Kovid-19 në periudhën prej 29 qershorit deri më 5 korrik, përqindja më e madhe (22,9 për qind) janë persona të moshës mbi 60 vjeç, ndërsa 19,9 për qind persona në moshën prej 50 deri 59 vjet. Është regjistruar ulje e vogël krahasuar me periudhën paraprake te personat në moshën prej 40 deri 49 vjet dhe rritje e vogël te përqindja e personave në moshë prej 30 deri 39 vjet dhe nga 20 deri 29 vjet.

Kjo thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik për periudhën e potencuar në të cilën qëndron se numër më të vogël të të infektuarve të ri ka te fëmijët në moshën prej nëntë vjet – 3,1 për qind dhe prej 10 deri 19 vjet – 4,1 për qind nga numri i përgjithshëm i të infektuarve të ri.