Nga sot në mesnatë Messi nuk është lojtari i Barcelonës zyrtarisht

Lionel Messi nuk do të jetë lojtar i Barcelonës zyrtarisht nga mesnata e kësaj të mërkure, përveç nëse ndodh ndonjë kthesë e papritur në bisedimet mes përfaqësuesve të tij dhe drejtuesve të klubit katalonas.

Marrëveshja e tanishme e Messit me Barcelonën, e nënshkruar më 25 nëntor 2017, zgjat deri më 30 qershor 2021. Pra, më 1 korrik 2021, ajo marrëveshje bëhet e pavlefshme dhe Messi bëhet lojtar i lirë pa klub, si rrjedhojë, raporton Gazeta Express.
Zyrtarisht lojtar i Barçës që prej 8 janarit 2001, kur ai e kishte formalizuar përkushtimin e tij për klubin në një pecetë fillimisht, palët dëshirojnë ta vazhdojnë këtë përkushtim të gjatë.

Messi dëshiron të luajë në Camp Nou edhe dy sezone të tjera, para se të shkojë në MLS dhe të shërbejë si ambasador i Barcelonës nga Shtetet e Bashkuara, sipas Mundo Deportivos.
Megjithëse thuhet se ka përparime dhe pajtime për vazhdimin e bashkëpunimit mes Messit dhe Barçës, marrëveshja e re nuk është arritur ende kur kanë mbetur pak orë deri në skadimin e kontratës së tij aktuale.

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta kishte shpresuar se Messi do ta nënshkruante marrëveshjen e re me klubin më 29 qershor, në ditëlindjen e tij të 59-të”.
Së fundmi presidenti tha: “Nëse Messi do të na thoshte po sa më shpejt, do të na ndihmonte në shumë mënyra”.