Nga sot, në Kosovë ndalohet qarkullimi i dinarit serb


Nga sot hyn në fuqi Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila vendos që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme.

Edhe pse nga zyrtarët ndërkombëtar është kërkuar që të shtyhet ky vendim, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili në një intervistë ekskluzive për ‘Ekonomiks” në RTK ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të vendimit që parasheh ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.

“BQK nuk është në situatë që mundet të thotë të shtyhet. Në qoftë se deri dje rregullimi nuk ka qenë i mjaftueshëm, e tash ka rregullim të ri.

A po i bien kjo që na me lejuar me vazhduar bartja e mjeteve financiare në kufi të bartet nga një institucion që nuk është i licencuar.

Që ato para shkojnë pa asnjë kontroll nga institucionet”, ka thënë ai, duke kërkuar nga serbët mirëkuptim, sepse rregullorja është në të mirën e të gjithëve.