Miratohet vendimi që në të gjithë shkollat fillore në territorin e Maqedonisë së Veriut ndalohet përdorimi i celularit nga nxënësit.
Së fundmi Shkolla ”Alija Avdoviq” në fshatin Batincë ka njoftuar se nga sot (e hënë) hyn në fuqi ndalesa për bartjen e telefonave në shkollë dhe përdorimi i kufizuar i telefonave nga arsimtarët sipas udhëzimit të MASH-it, përcjellë Klan M.
”Lajmërim për nxënësit e sh.f. “Alija Avdoviq ” – Batincë.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, njëzëri i miratuar në Këshillin Arsimor të shkollës “Alija Avdoviq ” lajmërohen të gjithë nxënësit që nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që prej nesër 4.9.2023 hyn në fuqi ndalesa absolute e bartjes së telefonave në shkollë dhe përdorimi i kufizuar i telefonave nga arsimtarët.
Po ashtu pirja e duhanit në shkollë është kthyer në një shqetësim si për autoritetet e institucioneve ashtu edhe për nxënësit tanë. .Këshilli ynë i shkollës bashkë me drejtorin kanë vendosur që pirja e duhanit në ambientet e shkollës nga data : 04.09.2023 do të jetë rreptësisht i ndaluar. Çdo prind do ta ketë numrin e telefonit të kujdestarit të klasës, të shërbimit profesional dhe të drejtorit për çdo nevojë të nxënësit. Ky lajmërim duhet të merret si serioz, sepse çdo telefon i zënë në hapsirat e shkollës do të merret dhe nuk do të kthehet deri në fund të vitit shkollor” – thuhet në njoftim.