Nga sot çerdhet do të pranojnë fëmijë që kanë marrë tri vaksina DiTePer


Nga sot, fëmijët që kanë marrë tre doza vaksina DiTePer mund të shkojnë në çerdhe, por me kusht që të rivaksinohen brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Mjekët ende rekomandojnë që ata të qëndrojnë në shtëpi për të paktën dy javë pas marrjes së dozës së tretë.

Për dallim nga Shkupi, në brendësi të vendit përqindja e imunizimit të fëmijëve kundër kollës së keqe është rreth 95 për qind.

Javën e kaluar Inspektorati Shëndetësor Sanitar Shtetëror (ISH) ka kryer njëqind inspektime të jashtëzakonshme në çerdhe në të cilat, siç informoi drejtoresha Renata Mlladenovska, është konstatuar se po respektohet vendimi për ndalimin e pranimit i fëmijëve të pavaksinuar jo të plotë ose pjesërisht. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

Prej datës 15 mars, vaksinat e kollës së keqe në vend janë në dispozicion edhe për të rriturit, ndërsa siç informon Ministria e Shëndetësisë, qytetarët mund të kontaktojnë qendrat e vaksinimit.