Nga Rinasi në Kukës, Rama në avion me emigrantët nga Londra: U pa puna, do votosh PD tani se nuk ke ku shkon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bashkëbiseduar me emigrantët nga Londra duke udhëtuar në avion nga Rinasi në Kukës.
Rama gjen rastin të bëjë humor me një emigrant duke i thënë se tashmë që po e sjell me avion në Kukës, do të votojë padiskutim PD-në.

Emigranti i thotë se kryeministri ka bërë një gjë shumë të bukur dhe e mbajti premtimin.
Nga ana tjetër Rama është përpjekur të vendosë rregull në avion duke mos lejuar asnjë prej pasagjerëve të qëndrojë çift në vende, por të ndahen secili.

https://www.facebook.com/watch/?v=144215377637169