Nga një fshat i Tetovës ka vdekur një punëtor pasi është lënduar në një fabrikë në Shkup

Polica informon se ka vdekur punëtori me iniciale B.S (51) nga një fshat i Tetovës, i cili është lënduar gjatë punës në një fabrikë në Shkup.

Nga SPB Shkup dje në orën nëntë nga spitali “Axhibadem Sistina” është paraqitur se te ata është dërguar një punëtor i lënduar nga një fabrikë e Shkupit. Pas daljes së policisë në vendin e ngjarjes nëpunësit policorë kanë konstatuar se bëhet fjalë për B.S (51) nga një fshat i Tetovës, i cili është lënduar gjatë punë. Nga ana e mjekëve është konstatuar vdekje, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Janë njoftuar edhe inspektorë kompetent, ndërsa ekspertizë është kryer prej një ekipi nga SPB Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.