Nga nesër, shtohen tre vendparkime në qytetin e Tetovës

NP “Parkingu i qytetit” – Tetovë përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, kanë njoftuar se nga nesër fillojnë të funksionojnë tre zona të reja parkimi, shkruan Pa Censurë. Ata bëjnë të ditur se një zonë parkimi do të jetë në rrugën “Strasho Pinxhur”, një tek kompleksi “Saranda” dhe një në rrugën “120a” te Tregu i Gjelbërt në Tetovë.

Në vendparkimet që i përmendëm më lartë, tashmë veçse janë të shënuara dhe të sinjalizuara në të cilat janë vendosur edhe tabelat për informim. NP “Parkingu i qytetit” – Tetovë bën apel deri tek qytetarët, shfrytëzuesit e këtyre parkingjeve që t’i respektojnë rregullat dhe të kryejnë pagesën e nevojshme për parking, në mënyrë që të shmangen situatat e pakëndshme. Në këtë rast, edhe shmangja e situatës ku mund të bëhet largimi i veturës nga shërbimi merimangë.

Gjithashtu, NP “Parkingu i qytetit” – Tetovë, informon se nga nesër fillon edhe koha dimërore e zonave të parkimit në Tetovë, edhe atë: E hënë- e premte 07:00– 21:00 dhe E shtunë 07:00- 14:00./Pa Censurë/
Njoftimi i plotë nga NP “Parkingu i qytetit” – Tetovë:
https://www.facebook.com/100082862306537/posts/pfbid027zr85nFXjVAW6NQBAx764ZFi8CpcTcEbEs5UHBw1HciDaThx81Y5PnfJfRCb6NPel/