Nga nesër në funksion sistemi për vaksinim kundër Kovid-19

Nga nesër do të jetë në funksion ueb faqja në të cilën qytetarët do të mund të paraqiten për të marrë vaksinën kundër Kovid-19. Sistemi do t’i pranojë fillimisht personat të cilët kanë prioritet, gjegjësisht personat të sëmurë kronik.

“Ueb faqja planifikohet të jetë në funksion nesër. Ajo do të thotë se mund të paraqitet çdokush. Sistemi do të gjenerojë prioritetet. Kjo do të thotë që sistemi do t’i pranojë edhe më të rinjtë të cilët nuk janë të sëmurë kronik të cilët kanë dëshirë për tu vaksinuar dhe atëherë kur do të vijë rendi për vaksinim do tu arrijë njoftimi”, u shpreh Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Por ministri i shëndetësisë Venko Filipçe nuk di se kur do të arrijnë në vendin tonë vaksinat nga kompania Fajzer. Ai thotë se ajo që është e sigurt, është blerja e 200 mijë vaksinave kineze Sinofarm. E këto vaksina pritet të arrijnë në aeroportin e Shkupit brenda këtij muaji.

“Tani për tani jo nuk kemi asgjë të re në komunikimet me kompaninë Fajzer. Atë që e dimë se kemi nënshtruar dje me sistemin Kovaks për vaksinën e Astrazeneka. Kjo është që dimë dhe atë që presim. Atëherë kur do të ketë më shumë vaksina në konsultim me personelit mjekësor mund të flasim për llojet e ndryshme të vaksinave”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndërkohë po bëhen gati punktet në shtat poliklinika në Shkup. Në fazën e parë do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë të cilët deri më tani janë paraqitur 4 mijë punonjës shëndetësor për të marrë vaksinën kundër Kovid-19.

“Në shtëpitë më të mëdha shëndetësore do të mund të bëhen më shumë punkte, ashtu siç kemi bërë në shtëpinë e shëndetit Shkup. Për shembull në poliklinikën Jane Sandanski do të ketë dy ndërrime me tre punkte, që do të thotë 240 persona në ditë do të mund të vaksinohen. Duke marrë parasysh parametrat fizike hyrje-dalje që mos të ketë përzierje”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Ndryshe vaksinat kineze do të ruhen në frigoriferët e vendosur në hapësirat e Shtëpisë së Shëndetit në Shkup. Temperatura optimale për ruajtjen e vaksinave që pritet të vijnë në Maqedoninë e Veriut këtë muaj, është nga 3 deri në 8 gradë Celsius.