Nga nesër mund t’i hiqni gomat dimrore

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se nga nesër përfundon obligimi ligjor për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve dimërore në automjetet e tyre.

Nga atje thonë se sot në mëngjes komunikacioni po zhvillohet papengesa dhe në rrugë me lagështi.

Nga LAMM gjithashtu njoftojnë se rruga Milladinovci-Shtip, pjesa Milladinovcë-Kadrifakovo dhe anasjelltas nuk është e lëshuar për komunikacioni. Për momentin në këtë rrugë po kryhen kontrolle të fushës së sigurisë.