Nga nesër hapen të gjithë kufijtë, por mbetet në fuqi testi PCR dhe vetizolimi 14-ditor

Qeveria ka vendosur që nga nesër, 17 qershor, të hapë të gjitha vendkalimet kufitare në vend duke zbatuar masat që janë ende aktive, dhe për të hyrë në Maqedoninë e Veriut është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë.

Mbetet në fuqi po ashtu edhe masa e nënshkrimit “Deklaratë e vetë-izolimit të detyrueshëm për 14 ditë”, në bazë të së cilës Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor i Shtetit përgatit një vendim për mbikëqyrjen shëndetësore dhe vetizolimin shtëpiak, i cili kontrollohet nga Ministria e Brendshme.