Nga nesër gjoba 250 euro për të pavaksinuarit që kapen nëpër kafe dhe restorante

Në Maqedoni nga dita e hënë hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese.

Qytetarët të cilët do të kapen në kafeteri, restorante ose në ngjarje në ambiente të mbylluea pa një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19 do të gjobiten me 250 euro, kurse dënimi për objektin hotelerik do të jetë nga 2.500 deri në 30 mijë euro, varësisht madhësisë së objektit dhe 1.500 euro për personin përgjegjës. Kjo është paralajmëruar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Por, Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSS) kumtoi sot se e mbështet dhe i bashkohen “protestës civile kundër diskriminimit të të pavaksinuarve” që do të mbahet të dielën në ora 19:00.

Nga KSL-ja thotë se janë të shqetësuar për gjendjen me gjendjen shëndetësore të punëtorëve në vend, dhe veçanërisht, siç deklarojnë ata, për masat e reja të miratuara nga Qeveria që bëjnë diskriminim midis të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve. Si sindikatë, theksojnë ata, ne jemi të shqetësuar për sigurinë e vendeve të punës.

Theksojnë se ligjet vendore dhe Kushtetuta nuk i detyrojnë punëtorët për vaksinim të detyrueshëm dhe thonë se çdo lloj diskriminimi bazuar në faktin nëse dikush është vaksinuar apo jo është i paligjshëm, dhe aktet ndërkombëtare i referohen të njëjtës.

Nga sindikata theksojnë se e drejta për vaksinim është e drejtë e zgjedhjes personale dhe punonjësit që janë nën presion për vaksinim kanë frikë nga puna e tyre, kështu që ata duhet të vaksinohen.