Të mërkurën pas orës 12 qytetarët bëjnë mirë të mendojnë një alternativë tjetër, përveç transportit publik, për të lëvizur nëpër kryeqytet, sepse autobusët mund të fikën dhe të parkohen para qeverisë, pasi të punësuarit hidhen në grevë për shkak të borxhit që pushtetit qendror i ka Ndërmarrjes për Qarkullim Publik.
Nga Qyteti i Shkupit kërkojnë që Qeveria urgjentisht të shlyej borxhin që ndërmarrja të ketë para për pagat e të punësuarve, shumë e cila do të mbulojë vetëm rrogat për shtatorin dhe tetorin. Shpenzimet mujore për rrogat arrijnë deri në 65 milion denarë. Sekretari i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov, tha se ndërmarrja është në gjendje katastrofike. Sipas tij 2 milion euro është borxhi i Ministrisë së Arsimit për transportin e nxënësve dhe studentëve, 40 milion denarë është borxhi i komunave dhe 90 milion denarë është borxhi i trashëguar.
“Përderisa ai që ka borxh nuk shlyen detyrimin që ka, pas orë 12 mos prisnin për autobus”, tha Zoran Gligorov-sekretar i Qytetit të Shkupit. Por një orë më vonë Kryetarja e Qytetit të Shkupit tha se transport do të ketë edhe pas orës 12.
“Jo, transporti publik në Qytetin e Shkupit do të funksionojnë aq kohë sa do të mundet. Do përpiqemi deri në momentin e fundit që t’u shërbejmë qytetarëve, ndërsa autobusët që nuk do të qarkullojnë do t’i parkojmë para Qeverisë dhe të gjitha institucioneve deri në momentin që nuk realizojnë detyrimet e tyre”, u shpreh Danella Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.
Në këtë gjendje kaotike në Ndërmarrjen për Qarkullim Publik, kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, vazhdon të premtojë transport publik falas, që sipas saj do të nis të zbatohet në gjysmën e dytë të vitit 2023. Ndërkohë u krijua një tjetër paqartësi. Ndërsa nga Qyteti i Shkupit thonë se të mërkurën do të nisin grevën para Qeverisë, tre sindikatat dolën me komunikatë të përbashkët ku informonin se do të hidhen në grevë në orën 11 te objekti i NQP-së./ Alsat.mk