Nga nesër bëni gati çadrat, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima


Sinoptikanët për nesër pasdite dhe gjatë javës së ardhshme parashikojnë shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht, këto procese do të jenë në formë stuhie me shi intensiv, erë të fortë dhe breshër.
– “Do të mbetet moti i ngrohtë, por me një rënie të gradual të temperaturës ditore,” thonë sinoptikanët.

Në Shkup, ditët e ardhshme në orët e pasdites do të ketë mot të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, dhe në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive me shi intensiv, erë të fortë dhe breshër.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike rekomandojnë kujdes më të madh në rast të shfaqjes së shkarkimeve elektrike, duke mos qëndruar në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara.