Nga mesnata shtrenjtohet nafta

Për shkak të rritjes enorme të çmimeve të derivateve të naftës dhe forcimit të kursit të dollarit kundrejt denarit, nga sonte në mesnatë çmimet me pakicë të benzinës në vend rriten për 5,50 denarë për litër, ndërsa dizelit për 10 denarë. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri rritet për 9,00 denarë.

ÇMIME TË REJA NGA NATA

EUROSUPER BS – 95 89,50 (dena/litër)

EUROSUPER BS – 98 91,50 (denarë / litër)

EURODIZEL BS (DE V) 85,50 (denarë / litër)

“KRRE e ka informuar Qeverinë në detaje për gjendjen në sektorin e naftës dhe analizat i janë vënë në dispozicion për marrjen e vendimeve të duhura për mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Derivate të naftës ka mjaftueshëm, problemi është çmimi i lartë, por jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë Evropën. Është e nevojshme që të gjithë të sillen racionalisht në një situatë kaq të jashtëzakonshme dhe të paparashikueshme, për të cilën nuk dihet se sa do të zgjasë dhe me çfarë epilogu”, tha Marko Bislimoski, kryetar i KRRE. /Alsat.mk