Nga mesnata priten çmime të reja të derivateve të naftës

Komisoni Rregullator për Energjetikë (KRRE) gjatë ditës së sotme do të publikoj çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.

Kujtojmë se javën e kaluar me vendim të KRRE-së çmimi i benzinës Euro Super BS-98 u ulë për 1.5 denarë, Euro Super BS-95 për një denarë, ndërkohë që çmimi i dizelit nuk ndryshoi.