Nga mesnata priten çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë gjatë ditës së sotme duhet të publikoj çmimet e reja me pakicë të derivateve të naftës. Këto çmime do të vlejnë deri të hënën e ardhshme në mesnatë. Kujtojmë se javën e kaluar me vendim të KRRE-së, çmimet me pakicë të derivateve të naftës u shtrenjtuan prej 0.5 deri në 1.5 denarë. Benzina u shtrenjtua për gjysmë denari, respektivisht një denar, derisa çmimi dizelit për 1.5 denarë për litër.