Duke filluar nga ora 00 e datës 12 tetor, qytetarët brenda shteteve të rajonit do të mund të lëvizin pa qenë të obliguar për të dorëzuar test PCR negativ.
Vendimi ende mbetet në fuqi, deklaruan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe se pritet se me të njëjtin, kalim pa kushte të lejojnë edhe shtetet tjera për shtetasit e RMV-së.
Ndërkohë, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi decid. Nga mesnata edhe shtetasit tanë do të mund të udhëtojnë për në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë pa teste.
“Prej nesër qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë në shtetet fqinje, pa pasur nevojë që të tregohet test PCR. Siç e dini, ne me Shqipërinë mund ta kalojmë kufirin dhe qytetarët e Shqipërisë mund të vijnë te ne pa treguar test dhe shpresoj se kjo do të fillojë edhe me Kosovën dhe Serbinë qysh nesër, pasi qeveritë e atyre shteteve ishin pozitiv për hapjen e kufijve”, deklaroi Artan Grubi – Zëvendëskryeministër i parë.
Nga Qeveria e Kosovës, kanë njoftuar se me hyrjen në fuqi të vendimit të Qeverisë, edhe Kosova do të lejojë hyrje pa kushte për shtetasit e këtyre vendeve.
“Heqja e PCR testit është çështje reciprociteti. Nëse e heq Maqedonia e Veriut nesër, këtë do ta bëjmë menjëherë edhe ne”, tha Faik Hoti – Zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.
Hapja e kufijve po ndodh në kohën kur në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar shifra rekorde të të infektuarve, deri në 393 të infektuar në ditë. Klinika Infektive që përdoret si Kovid qendër nga dje ka mbushur të gjithë kapacitetin dhe nga sot në funksion vihet edhe spitali mobil në Qendrën Klinike. Por, autoritetet shëndetësore të bindura, heqja e testit nuk ka ndikim në gjendjen epidemiologjike.
“Në fillim të krizës, rreziku kryesor ishte, nga i ashtuquajturi importi i virusit. Nuk kishte transmetim lokal, kurse tash, ja me masat për test PCR në kufij, del se transmetimi lokal është problemi më i madh”, potencoi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.
Testet PCR gjatë kalimit me kufijtë e rajonit u larguan edhe gjatë muajit korrik, por hynë në fuqi pas disa ditësh për shkak të rrezikut të rritjes së rasteve pozitive me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut. Si shenjë revolte, të njëjtin vendim e ndërmori edhe Qeveria e Kosovës. Ndërkohë, për në Bullgari dhe Greqi ende nuk ka lëvizje pa teste.