Nga mesnata, çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se pas mesnate çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulen për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 0,990 den/kg иdhe tani do të jetë 51,473 den/kg. Nga data 13.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 97,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 93,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,473 (denarë/kilogram)

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,848%.