Nga mesnata, çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRrE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) rritet për 0,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,137 den/kg.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
Pas mesnate këto do të jenë çmimet maksimale të derivateve:

Benzinë për motor EUROSUPER BS – 95 – 76,00 (denarë/litër)
Benzinë për motor EUROSUPER BS– 98 – 78,50 (denarë/litër)
Naftë për motor EURODIZEL BS (D-E V) – 81,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 79,00 (denarë/litër)
Mazut – М-1 SU – 39,233 (denarë/kilogram)
Tregtarët mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta të përcaktuara