Nga mesnata, çmime të reja të derivateve të naftës

Kreu i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski njofton se nga mesnata do të ketë zbritje të madhe të derivateve të naftës. Sipas tij dizeli do të ulet për 5 denarë, Euro Super BS-95 për 3.5 denarë dhe Euro-Super BS 98 për 4 denarë.