Nga mesnata, çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,50% në raport me vendimin e datës 23.11.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,789 %, te nafta për 4,373 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,239 % dhe te mazuti për 4,249% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,252%. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 2,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,263 den/kg dhe tani do të jetë 41,783 den/kg. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.

Nga data 25.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 86,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 88,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 88,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 83,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,783 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 25.11.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.