Nga mesnata rritje e çmimeve të karburanteve në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka miratuar një Vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.00% krahasuar me vendimin e datës 8.01.2025.

Çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë një rritje mesatare si vijon: për benzinën 2.268%, për dizelin 1.330%, për vajin ekstra të lehtë 1.389%, ndërsa mazuti ka shënuar ulje prej 2.436%.

Kursi i denarit ndaj dollarit në periudhën e fundit, mbi të cilin u bazuan çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0.9486%.

Nga data 14.01.2025, në orën 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
• Benzinë motorike EUROSUPER BS – 95: 79,50 den/litër
• Benzinë motorike EUROSUPER BS – 98: 81,50 den/litër
• Karburant dizel EURODIZEL BS (D-E V): 73,50 den/litër
• Vaj për djegie ekstra i lehtë 1 (EL-1): 73,00 den/litër
• Mazut M-1 NS: 45,285 den/kg

Ndryshimet e çmimeve:
• Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,50 den/litër.
• Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,00 den/litër.
• Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS ulet për 0,426 den/kg dhe tani do të jetë 45,285 den/kg.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 14.01.2025. Shitësit me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport mund të ofrojnë çmime më të ulëta se këto maksimumet e përcaktuara.