Edhe këtë vit besimtarët që kungohen do të përdorin një lugë të shenjtë dhe përkrah pandemisë dhe masat që ndërmarrin të njëjtët. Edhe nga pikëpamja teologjike dhe shkencore, luga mund të përdoret pa asnjë problem, thotë prifti OliverPetrovski, për shkak se para një periudhe të caktuar në Moskë ka pasur hulumtim të “lugës së shenjtë” pas kungimit, se a ka përmbajtur ndonjë baktere ose virus, dhe është konstatuar se nuk ka.
“Kungimi i shenjtë është misteri më i madh që e lidh njeriun me Zotin edhe shpirtërisht edhe fizikisht, për shkak se me kungimin nuk e pranojmë gjakun dhe trupin e një njeriu të zakontë, por të Zotit i cili u bë njeri. Pas kungimit, në qelizat e trupit tonë hyjnë qeliza nga gjaku dhe trupi i Zotit tonë, Jezus Krishtit dhe në venat tona rrjedh gjaku i tij”, shprehet prifti Oliver Petrovski.
Vizitat në objektet fetare dhe tubimet masive edhe atëherë kur nuk ishin të lejuara, çdoherë ishin të mundshme dhe çdoherë nga atje burojnë miniklasterët. Tani janë të hapura kishat dhe xhamitë. Por, jo vetëm Qeveria me masa restriktive por edhe njerëzit përmes përgjegjësisë së tyre dhe parandalimit, duhet të mbrohen nga virusi – thotë Filipçe, që të mbahet ritmi i uljes së numrit të rasteve të reja.
“Nuk e kam dëgjuar këtë gjatë ditës së djeshme, nëse ka paralajmërim të tillë, ndërsa ky është rrezik serioz, unë e dënoj këtë. Apeloj që kjo të mos bëhet. Nëse ka mundësi që të gjendet alternativë ose të mos bëhet fare. Njëkohësisht edhe liderët fetar morën obligimin në takimet e përbashkëta të apelojnë gjithçka në interes të shëndetit të njerëzve”, vlerëson ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ndaj kungimit duhet të veprojmë me besim pa asnjë frikë. Qëndrimi i kishës është që ata që kanë frikë, të mos kungohen – thotë prifti Oliver.