Lagja e “Vakofit” ka qenë e banuar me një popullatë shumë të varfër, thotë banori i kësaj lagje Ilmi Kurtishi. Ai shton se popullata ka jetuar në kushte mizore. “Para viteve të 70-ta dhe 80-ta ata nuk kanë pasur ujë, rrugë, dhe faktikisht banorët kanë mbijetuar në kushte shumë të rënda. Shtëpitë e tyre u kanë ngjarë kasolleve”
Dibër, 27 nëntor – Lagja periferike e Dibrës që quhet “Vakof” para viteve të 70-ta ishte një lagje me kasolle dhe lagje ku popullata kalonte një jetë të vështirë. Vërshimet të shumta nga përroskat e maleve dhe objektet banuese të ngjashme me kasollet ishin një përditshmëri që flet vet për një jetë të rëndë të kësaj popullate. Bëhet fjalë për një popullatë e cila ka patur probleme të shumta sociale dhe ka jetuar në varfëri. Infrastruktura katastrofale, ka detyruar banorët e kësaj lagje të kalojnë ditë të rënda. Nga vitet e 70-ta e deri sot pushtete vendore kanë krijuar kushte shumë të mira. Sot, lagja e “Vakofit”, është një lagje tipike urbane e cila mundëson një jetë shumë të mirë për banorët e saj.
Lagja e “Vakofit” ka qenë e banuar me një popullatë shumë të varfër, thotë banori i kësaj lagje Ilmi Kurtishi. Ai shton se popullata ka jetuar në kushte mizore. “Para viteve të 70-ta dhe 80-ta ata nuk kanë pasur ujë, rrugë, dhe faktikisht banorët kanë mbijetuar në kushte shumë të rënda. Shtëpitë e tyre u kanë ngjarë kasolleve. Duke kaluar vitet me planet urbanistike të komunës Dibër sidomos viteve të 80-ta dhe të 90-ta kjo lagje periferike me një strukturë me shumë probleme sociale dhe varfëri të thellë siç kalonin vitet filloi të ketë një pamje më të mirë. Vërshimet të shumta në këtë lagje që ishin rezultat i përroskës malore që kalonte në këtë lagje u tejkalua. Përroska tani është vendosur në tubacione të gjëra dhe jo vetëm që tani vërshimet nuk janë prezent por u tejkalua edhe problemi me sëmundjet ngjitëse të cilat ishin si rezultat i papastërtisë që sillte përroska për plotë me mbeturina. Ishte kjo një fitore e madhe për banorët e kësaj ane”, thotë Kurtishi. Ai poashtu sqaron se shumë shpejt edhe kjo lagje filloi që të furnizohet me ujë të rregullt dhe sot pothuajse çdo shtëpi ka furnizim me ujë. Kur jemi tek mënyra e jetesës në këtë lagje të theksojmë se punësimi i një pjese të popullatës dhe migrimi pozitivisht ndikuan në tejkalimin e problemeve sociale. Sot shtëpitë në këtë lagje janë moderne dhe nga dita në ditë jeta në familjet të “Vakofit” është shumë më e mirë. Migrimi i popullatës kryesisht në vendet të Unionit Evropian ndikoi pozitivisht në urbanizimin të lagjes. Bëhet fjalë për banorë të cilët jetojnë nga djersa e tyre në Itali, Holandë, Luksemburg etj.
Në urbanizimin e lagjes “Vakof” ndikuan edhe projektet e fundit që ka realizuar pushteti vendor duke realizuar edhe kanalizimin të ujërave të zeza dhe ujërave atmosferik. Kjo lagje tani ka kanalizimet e nevojshme. Poashtu përveç asfaltimin e rrugës nëpër rrugicat e kësaj lagje mund të shihen edhe pllaka bekatoni të cilat me të vërtet kanë zbukuruar këtë lagje. Në krahasim me disa dekada më parë ka një përmirësim të situatës edhe në aspektin e shkollimit. Duke marrë parasysh se në këtë pjesë të qytetit jetojnë kryesisht familje me probleme sociale, me përmirësimin e situatës familjet në një pjesë të theksuar kanë shkolluar fëmijët e tyre, gjë që nuk ka qenë më parë. Lagja sot i ka të gjithë tiparet të një vendbanimi urban me objekte tregtare dhe me hapësirat e nevojshme për parking të automjeteve e tjerë.