Nga komplikimet e korona virusit, vdes ish-kryetari i Komunës Qendër Zhupa


Mazlum Hasan, ish-kryetar i Komunës Qendër Zhupa ndërron jetë si rezultat i komplikimeve nga virusi korona. Hasan vdes në moshën 52 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e ish-kryetarit të Komunës Qendër Zhupa Mazlum Hasan, u konfirmua edhe nga kryetari i Dibrës, Hekuran Duka.
“Sot morëm lajmin e hidhur për vdekjen e ish kryetarit të komunës q. Zhupë, Mazlum Hasan. Shprehim ngushllime të thella familjes së të ndjerit dhe Zoti u faltë durimin. Lusim që Mazllumin, Zoti ta shperblejë me Xhennet in sha Allah. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”, shkruan në faqen e tij zyrtare në Facebook, Hekuran Duka.