Nga goditjet e rrufesë në mbarë shtetin Bihar në Indinë lindore sot humbën jetët 83 njerëz, kryesisht punëtorë bujqësor, kumtuan autoritetet.
Shumica e tyre ishin goditur nga rrufeja duke mbjellur fara në 23 prej 38 qarqe në shtet, citohet në kumtesën e Qeverisë.
Së paku dhjetë persona janë lënduar dhe gjenden në shërim spitalor.
Reshjet e rrëmbyeshme të shiut para fillimit të sezonit monson e goditën rajonit.
Në korrik të vitit të kaluar, nga rrufeja në Bihar humbën jetët 39 persona, gjithashtu në kohën e shirave monson, të cilat zgjasin deri në shtator.