Nga era e fuqishme ka rënë çatia nga një ndërtesë në Shkup

Në lagjen Miçurin të Shkupit sot, si pasojë e erës së fortë, ka rënë çatia nga një ndërtesë, konfirmuan për MIA-n nga Shërbimi Zjarrfikës – Shkup.

Prej atje theksuan se nga konstruksioni i çatisë kanë rënë llamarina.

Në terren kanë intervenuar pesë pjesëtarë të Shërbimit Zjarrfikës me dy automjete.