Ish-miss Kosova, Zana Berisha, është ndaluar të enjten nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, biznesmenit Isni Jemini, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore.
Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para të gatshme dhe një veturë luksoze, por që nuk arriti t’i shpëtojë ligjit.
Hetimet për këtë çështje kanë nisur dhe po ashtu është mbajtur seanca ndaj të dyshuarës.
Isni Jemini, nga mediat zvicerane është i pagëzuar si “mbret i gastronomisë në Zvicër”. Ai atje ka një lokal e që mban emrin pikërisht të Celinës, Pizzeria Celina.
Sipas disa raportimeve të mëhershme biznesmeni i shantazhuar nga missi kosovar kishte inaguruar plot 27 biznese atje në Zvicër duke u bërë përfaqësues i denjë për shqiptarët në mërgim.
Në Zvicër, Isniu kishte shkuar në moshën studentore, në vitin 1984. Filloi me larje të enëve në restorantin “Spatz am Bärenplatz”, më vonë ishte shef i shërbimit në Hotel Bern
Në vitin 1991, ai personalisht e mori rolin e menaxhuesit me restorantin e tij të parë “Sinnegrrüggli” bë Thun, të cilin e pagëzoi me emrin “Al Ponte”.