Nga e mërkura hapen klubet e natës, lejohen 300 persona brenda, deri në ora 01:00

Klubet e natës tashmë do të kryejnë funksionin e tyre deri në ora 01:00.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës përmes në njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se është zgjatur orari për të gjithë sektorët që veprimtarinë e tyre e kryenin deri në ora 23:00, përcjellë Reporteri.net.

Njoftimi i plotë:
“LAJM I MADH PËR TË GJITHË SEKTORET E TURIZMIT!
ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri.

ZGJATJA E ORARIT do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA.
Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e Mërkure/14.07.2021!
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve”, thuhet në njoftim.