Nga e hëna restorantet dhe objektet gastronomike rikthehen në orarin e zakonshëm

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë u shqyrtua propozimi i Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse të Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshimin e orarit të punës për kafenetë, restorantet dhe të gjitha objektetet gastronomike, përkatësisht orari i punës të mos jetë deri në orën 22:00, por të kthehet në orarin e zakonshme para pandemisë. Ligji hynë në fuqi të hënën pas daljes në gazetën zyrtare.